Aleksandra
A mund të më ndihmoni? Përshëndetje! Unë studioj gjuhën shqipe në Poloni dhe duhet të bëj kërkime për një mesim. Kam disa pyetje për ju dhe nëse keni kohë dhe dëshire, ju lutem të më ndihmoni pak 1. Cfarë kuptim ka fjala 'nëna' për ju? Si do ta përshkruat nënën? 2. Cilat janë tiparet e nënës? 3. Cila është nëna tipike? 4. Për çfarë mendoni kur e degjoni fjalën "nëna"? Më falni nëse kam bërë ndonjë gabim, por mësoj ende
17 de abr. de 2016 14:13
Respuestas · 6
2
Në radhë të parë përgëzime për shqipen! Është më e kulluar se ajo e shumë folësve amtarë. Për sa u përket pyetjeve: 1 - «Nënë», ndër sinonimet e saj, është forma më “solemne”. Vështirë se do e përdorja këtë term me një të njohur të afërt (përveç se në shprehje idiomatike si “Nëna mbetet nënë”). 2 - e dashur, e afërt, e dhimbsur 3, 4 Unë personalisht, fjalën nënë e kam përdorur kryesisht për t'iu referuar gjyshes nga ana e babait (ndërkohë që gjyshja nga ana e sime mëje ishte «mamaja» për gjithë lagjen, rrjedhimisht edhe për mua) dhe e përdorja gjithnjë bashkarisht me emrin, pra «nëna Lili». Megjithëse nuk është absolut, ky përdorim i fjalës «nënë» është më i zakonshmi. (Normalisht fëmijët në Shqipëri shoqërojnë emrat e të rriturve me një “honorifik”: xhaxhi dhe teta për shumicën e njerëzve ndërsa për familjarët lidhja familjare si teze Ilda, halla Keti, daja Titi etj.) Kur dëgjoj fjalën nënë në një kontekst jo formal, imagjinoj një gjyshe. Në një kontekst formal është një mama mbi të cilën po flitet me tone emotive. Figura e imagjinuar në këto raste është shpesh e përvuajtur. If you prefer an answer in English, let me know. I'll be happy to translate this.
20 de abril de 2016
Shume faleminderit! Une e njoh kete faqje dhe e perdor shpesh. A ka ndonje fjalor tjeter i cili eshte ne internet?
9 de agosto de 2016
shpjegimi standard i fjales: http://www.fjalori.shkenca.org/ Suksese!
27 de mayo de 2016
NËNË f. 1. Gruaja kundrejt fëmijëve të vet; grua që ka lindur fëmijë, mëmë. Nënë e dashur (e dhembshur, e kujdesshme). Nënë e lumtur. Nënë dëshmori. Nënë me shumë fëmijë. Zemër (dhembshuri) nëne. Qumështi i nënës. Dera (shtëpia) e nënës. Gjuha e nënës gjuha amtare. U bë nënë lindi fëmijë. Të pastë nëna! ur. Fëmija pa nënë, si nata pa hënë fj. u. 2. Femra e një kafshe, që ka pjellë këlysh. Largoi (hoqi) qengjin nga nëna. 3. bised. Përdoret për t'iu drejtuar me dashuri e me nderim vjehrrës a një gruaje të moshuar. 4. fig. Burimi a shkaku i diçkaje. Toka nënë. Nëna e gjithë të zezave (të këqijave). Përsëritja është nëna e të mësuarit. libr. fj. u. 5. fig. Diçka shumë e dashur, e afërme dhe e shtrenjtë. Nëna jonë. * S'e bën nëna është shumë i mirë. Ca të nënës (të babait), ca të njerkës (të njerkut) shih te BABA, ~I. Si (siç) e ka lindur nëna shih te LIND. I ka vdekur nëna diçkaje thjeshtligj. a) ka ngelur keq diçka; është prishur, nuk ecën, nuk punon; b) është punë e mbaruar, do të bëhet patjetër. Më është bërë (si) burri i nënës më ka mërzitur tepër, mezi e duroj, s'e shoh dot me sy. Iu bë (iu gjend) nënë e baba dikujt i qëndroi afër dikujt, u kujdes shumë për të, si prind. I doli qumështi i nënës dikujt shih te QUMËSHT, ~I. S'ka bir (zog) nëne thjeshtligj. shih te BIR, ~I. Të kërkon babën e nënën shih te BAB/Ë, ~A. Është rritur në prehër të nënës edhe mospërf. shih te PREH/ËR, ~RI. Tregoi edhe qumështin e nënës shih te QUMËSHT, ~I. E ka thithur bashkë me qumështin e nënës shih te QUMËSHT, ~I. Dridhej foshnja (fëmija, barra) në barkun e nënës shih te DRIDHEM. Më ka ardhur qumështi i nënës në majë të hundës shih te HUND/Ë, ~A. Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna (e ëma) sisë (gji) të pijë fj. u. shih te QAJ. Nënë heroinë shih te HEROIN/Ë, ~A.
27 de mayo de 2016
Ka shume tipare fjala nëne!!
21 de abril de 2016
¿No has encontrado las respuestas?
¡Escribe tus preguntas y deja que los hablantes nativos te ayuden!